Dy klube kosovare do të përfitojnë mbi 300 mijë euro nga shitja e Rashicës

909

Transferimi i Milot Rashicës te Norwich City në Premier Ligë do të gëzojë edhe klubet kosovare.

24 vjeçari fillimin e karrierës e ka nisur te shkolla e futbollit ‘Kurda’ ndërsa debutimin si profesionist e pati te Vushtrria.

Dy këto klube do të përfitojnë nga shitja e Rashicës.

Burime të Indeksonline afër Rashicës, bëjnë të ditur që ‘Kurda’ do të fitojë 176 mijë euro, ndërsa Vushtrria rreth 143 mijë euro.

Në kartonin e mesfushorit kosovar ka përqindje edhe Vitesse që pritet të arkëtoi rreth 250 mijë euro.

Në total vlera e transferimit të Rashicës nga Werder Bremen në Noriwich ka qenë 11 milionë euro.