Dy gabimet e FC Prishtinës në foton zyrtare të titullit të kampionit!

1039

Prishtina është kampion i ri i Kosovës për edicionin 2020/2021.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar ka siguruar titullin e kampionit zyrtarisht një xhiro para fundit të kampionatit.

Titulli i kampionit rikthehet në kryeqytet pas tetë viteve mungesë dhe duket se mungesa e madhe ka ndikuar tek ta.

Në foton zyrtare të titullit të kampionit, Prishtina ka bërë dy gabime.

Fillimisht aty është vendosur trofeu i Kupës së Kosovës e jo ai i titullit të kampionit.

Ndërkohë gabimi i dytë është se është shkruar kampion i Kosovës për edicionin 2021/22.

Gjithsesi gabimi i dytë u përmirësua pas një ore nga klubi kryeqytetas, por trofeu i Kupës vazhdon të mbetet në foton e tyre zyrtare.

Si duket mungesa e madhe e titullit ka ndikuar tek prishtinasit që të bëjnë gabime të tilla.