Dukagjini triumfon derbin ndaj Istogut, Kika ‘shpëton’ sezonin ndaj KEK-ut

1285

Dukagjini ka triumfuar në derbin e xhiros së 22-të në Ligën e Parë, derisa ka shënuar fitore minimale përballë Istogut (1-0), raporton Gazetasheshi.com.

Labinot Osmani ka qenë golashënuesi i vetëm për ‘Hithat’ në këtë takim, që falë kësaj fitore vazhdojnë të kryesojnë klasifikimin në Grupin A me 46 pikë, katër më shumë se Malisheva që të dielën zhvillon ndeshjen e xhiros.

Ulpiana vazhdon të kryesojë në Grupin B, derisa këtë herë ‘likuidon’ një kundërshtarë të fuqishëm si 2 Korriku për të vazhduar me 40 pikë të qëndrojë e vetmuar në krye.

Kika ka marrë po ashtu një fitore tejet të rëndësishme përballë KEK-ut për të ‘shpëtuar’ kështu ndoshta sezonin.

Rezultate e ditës:

Dukagjini – Istogu 1-0

Ulpiana – 2 Korriku 1-0

KIKA – KEK-u 2-1

/Gazeta Sheshi/