Dukagjini dhe Flamurtari do të përballen në “Play-Off” për inkuadrim në Superligë

723

Skuadra nga Klina, Dukagjini dhe ajo nga kryeqyteti Flamurtari, do të përballen në “Play-Off” për inkuadrimin në Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

Ka përfunduar edhe sezoni 2020/21 i Ligës së Parë. Malisheva dhe Ulpiana në grupet e tyre kanë dalur lider dhe kanë siguruar inkuadrimin në Superligë.

Ndërsa të besuarit e Armend Dallkut edhe pse fituan dramën me Trepçën, prap nuk ishte e mjaftushme për t’u ngritur në elitën me të lartë kosovar. Skuadra nga Klina në “Play-Off” për një vend në Superligë do të përballet me Flamurtarin nga kryqyteti. Këto dy ekipe do të përballen në javën e ardhshme.

Ndërsa nga elita kanë rënë skuadra e Vushtrrisë dhe KEK-u.

/GazetaSheshi/