Driton Kuka e jep një lajm të hidhur nga RIO

353

Lëdimi i Nora Gjakovës është më i rëndë saqë dukej në fillim.

Trajneri Driton Kuka, në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se janë të shqetësuar për lëndimin e Nora Gjakovës, e cila ka probleme me miniskusin.

“Nora ka pasur fat jashtëzakonisht të madh në short, por lëndimi na bën pak nervozë për arsye se ajo nuk është në 100 përqindshin e saj. Sidoqoftë shpresoj se në kokën e saj do të ketë një ndryshim pozitiv rreth këtij lëndimi dhe ajo do ta tejkalojë vetveten, sepse realisht kundërshtaret që i ka në grup nuk janë në nivelin e saj”, tha Kuka.