Drita vazhdon përgatitjet jashtë vendit për ndeshjet në Ligën e Konferencës

504

Drita e ka nisur sot fazën më të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Klubi nga qyteti i Gjilanit të shtunë (sot) në ora 14:00 është nisur për në qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut me ç’rast do të përgatitet për ndeshjen ndaj Deçiçit nga Tuzi i Malit të Zi, në garat ndërkombëtare.

Ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje me datë 8 dhe 15 korrik.

“Zeri.info”, ka raportuar se Drita do të qëndrojë në Ohër për 10 ditë ku pritet t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore në mënyrë që trajneri Ardian Nuhiu, t’i testojë futbollistët para sfidave ndërkombëtare.

Drita në këtë afat kalimtar është përballur me largime të futbollistëve, por ka sjell edhe disa lojtarë më shumë potencial.

Skuadra “bardhekaltër” në edicionin e fundit u shpall nënkampione e Kosovës.