Drita transferon një mesfushor maqedon

507

Nuk është vetëm Llapi që në radhët e veta ka një futbollist nga Maqedonia. Tani edhe skuadra e Dritës ka realizuar një transferim të tillë.

Bëhet fjalë për Martin Blazevskin, i cili luan në rolin e mesfushorit.

Blazevski është 24-vjeçar dhe më herët ka luajtur për Rabotnickin, Metalurgun, Vardarin, Teteksin, derisa ka qenë pjesë edhe e grupmoshave U-17, U-19 dhe U-21 e Përfaqësueses së Maqedonisë.

Lojtari i është bashkuar ekipit gjilanas në përgatitje në Ohër.