Drita shokohet në Pejë dhe zbret në vendin e tretë, Ballkani shkëputet në klasifikim

2277

Drita është ndalur në Pejë nga Besa, e cila ndodhet e fundit në tabelë, për ta komplikuar edhe më shumë ‘misionin’ drejt mbrojtjes së titullit të kampionit, shkruan Gazetasheshi.com.

Si për ironi të fatit, gjilanasit është dashur të djerësiten shumë për këtë barazim, pasi që pejanët ishin në epërsi me golin e Ardi Tahirit nga pjesa e parë e lojës. ‘Bardhekaltërit’ i shpëtoi në këtë përballje Betim Haxhimusa, i cili e realizoi golin e barazimit.

Hapin fals të Dritës e ka shfrytëzuar në maksimum Ballkani, pasi që falë fitores ndaj Llapit tashmë është shkëputur në dy pikë nga gjilanasit.

Blend Baftiu realizoi golin e vetëm për suharekasit, në një ndeshje që pati shumë tension dhe ndër të tjerash tre kartonë të kuq.

Fitore të rëndësishe në garën për titullin kampion ka shënuar edhe Prishtina, teksa e ka mposhtur në shtëpi Trepçën ’89 me rezultat 3-1.

Leotrim Kryeziu me dy gola dhe Endrit Krasniqi me një tjetër kontribuan në fitoren e kryeqytetasve, që tashmë i shpie në pozitën e dytë të klasifikimit, ndërkohë që Ardian Muja realizoi golin e nderit për ‘minatorët’.

Në duelin tjetër të ditës, Gjilani barazoi pa gola ndaj Drenicës.

Gazeta “Sheshi” ua transmeton në mënyrë kronologjike katër takimet:

BALLKANI – LLAPI 1-0

– Mbyllet ndeshja!

86′ Elvis Prençi (Llap) ndëshkohet direkt me karton të kuq, pasi që ndali afër zonës Mevlan Zekën.

72′ Valmir Veliu (Llap) gjuan brenda zonës, por shtylla ia mohon golin.

66′ Armend Thaqi (Ball) provon goditjen nga largësia, por pret sërish Marijan Coric.

52′ Visar Berisha (Ball) gjuan nga distanca, por pret Marijan Coric.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+5 minuta shtesë!

36′ Kushtrim Gashi (Ball) dhe Ahmed Januzi (Llap) ndëshkohen direkt me karton të kuq.

35′ Arbnor Ramadani (Llap) ndërhynë në mënyrë të palejuar ndaj Kushtrim Gashit, ndërkohë që futbollistët e dy skuadrave përfshihen në një konflikt verbal dhe fizik.

30′ GOL! Blend Baftiu (Ball) realizon pas harkimit të Armend Thaqit, duke e dërguar topin në portën e zbrazët, 1-0.

26′ Ermal Krasniqi (Ball) ndalet afër zonës nga Elvis Prençi, ndërkohë që vendasit po pretendojnë penalti, teksa po protestojnë ashpër.

16′ Blend Baftiu (Ball) gjuan nga distanca, por pret Marijan Coric.

04′ Meriton Korenica (Ball) gjuan mbi portë nga afërsia.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Berisha, Jashanica, Prekazi, Potoku, Gashi, Korenica, Baftiu, Krasniqi, Daku. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi

Llapi: Coric, Idrizi, Prençi, Emini, Peposhi, Shabani, Ar.Ramadani, Hoti, Selmani, Veliu,, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Granit Hyseni, Meriton Berisha, Arben Halilaj

Stadiumi i qytetit në Suharekë



BESA – DRITA 1-1

– Mbyllet ndeshja!

+4 minuta shtesë!

90′ Betim Haxhimusa (Dri) gjuan me kokë, por mbi portë.

89′ Ardi Tahiri (Bes) shmanget bukur mbrojtjesa mysafire, gjuan bukur, por sërish jashtë portës.

88′ Ardi Tahiri (Bes) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

77′ Betim Haxhimusa (Dri) gjuan me kokë, por vetëm mbi portë.

73′ Etnik Brruti (Bes) godet traversën pas një super goditje nga largësia.

68′ Ardian Limani (Dri) gjuan pranë portës, pas një depërtimi nga krahu i djathtë.

64′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan pranë portës me të majtën.

62′ GOL! Betim Haxhimusa (Dri) realizon me kokë pas harkimit të Ilir Blakçorit, 1-1.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+2 minuta shtesë!

19′ GOL! Ardi Tahiri (Bes) gjuan me kokë dhe realizon për 1-0.

13′ Ergyn Ahmeti (Dri) gjuan nga jashtë zonës, por goditja e tij shkon pranë portës.

11′ Ardi Tahiri (Bes) gjendet i vetmuar me Faton Malokun, por ‘gardiani gjilanas pret goditjen e tij dhe shpëton gol të sigurtë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Besa: Haxhijaj, Salihu, Beseni, Halili, Xhaka, Maliqi, Syla, Bilal, Brruti, Sheqerolli, Tahiri. Kryetrajner: Leutrim Krasniqi

Drita: Maloku, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakçori, Vucaj, Aheti, Fazliu, Alidema, Xh.Shabani, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarë: Selim Isufi, Lumturije Muhadri, Safet Berisha, Isak Ceroviku

Stadiumi: “Tahir Vokshi” – Brestovik/Pejë



PRISHTINA – TREPÇA ’89 3-1

– Mbyllet ndeshja!

+2 minuta shtesë!

75′ GOL! Leutrim Kryeziu (Pri) gjendet bukur brenda zonës dhe me një goditje të saktë realizon për 3-1.

71′ GOL! Ardian Muja (T’89) realizon nga penaltia për ta ngushtuar rezultatin, 2-1.

67′ GOL! Leutrim Kryeziu (Pri) e dërgon topin drejt rrjetës pasi u shërbye nga Gauthier Mankenda, 2-0.

52′ Chivaviro (T’89) gjuan me kokë jashtë portës.

46′ GOL! Endrit Krasniqi (Pri) arrinë ta dërgoj topin drejt rrjetës, pasi që u shërbye nga Leutrim Kryeziu.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+2 minuta shtesë!

35′ Besnik Krasniqi (Pri) dështon nga penaltia, pasi që gardiani Hyseni pret goditjen e tij.

34′ Leonit Abazi (Pri) ndalet brenda zonës nga Albion Pllana, ndërkohë gjyqtari kryesor Dardan Çaka akordon penalti për vendasit.

26′ Qëndrim Zyba (Pri) gjuan me kokë, por vetëm mbi portë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Bardhoku, Bekteshi, Abazi, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Pefqeli, Mankenda, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Carbonieri, Berisha, Dedia, Kaqiku, Nene, Jashari, Memaj, Chivaviro, Shala. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Edmond Zeqiri, Elvis Bicaj, Bardh Ajeti

Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë



GJILANI – DRENICA 0-0

– Mbyllet ndeshja!

+4 minuta shtesë!

49′ Denisson Da Silva (Dre) krijon hapsirë mes futbollistëve vendas dhe gjuan me të majtën, por vetëm jashtë portës.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+2 minuta shtesë!

20′ Darko Nikaç (Gjil) gjuan me kokë pas harkimit të Arbër Çyrbës, por goditja e tij shkon jashtë portës.

16′ Franc Veliu (Gjil) gjuan mjeshtërisht nga ndërprerja, por shtylla pinule ia mohon golin.

12′ Granit Jashari (Dre) gjuan brenda zonës pas një pakujdesie të mbrojtjes vendase, por goditja e tij shkon jashtë portës.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Useini, Veliu, Rapa, Musolli, Hila, Progni, Hajdari, Çyrbja, Nikaç. Kryetrajner: Ismet Munishi

Drenica: Hasi, Frashëri, Gjoni, Dervishaj, Bejta, Dumani, Denisson Da Silva, Jashari, Uka, Rogova, Zabërgja. Kryetrajner: Sami Sermaxhaj

Gjyqtarë: Gramos Shala, Besnik Morina, Fatmir Sekiraqa, Mentor Ajeti

Stadiumi i qytetit në Gjilan

/Gazeta Sheshi/