Drita shënon fitore me përmbysje të rezultatit, pas 21 vitesh siguron finalen e madhe

350

KV Drita e ka mposhtur kampionin aktual KV Ferizaj dhe ka siguruar kalimin në finalen e madhe.

Pas një drame prej 5 setesh, skuadra gjilanase arriti të triumfojë me përmbyse të rezultatit

“Intelektualët” ishin në disavantash 2-0 duke u rikthyer më pas me fitore 3-2 në sete.

Pas plot 21 vitesh KV Drita kap finalen e “Play-off”-it pas një angazhimi maksimal të djelmoshave duke dhënë gjithçka në parket.

Tashmë në finale, Drita luan kundër KV Peja dhe finalet luhen me 3 ndeshje të fituara.