Drita rrëmben sulmuesin e njohur

766

Ashtu siç paralajmëroi Gazeta Sheshi gjatë ditës, Semir Zeneli i është bashkuar Dritës.

Futbollisti ka arritur marrëveshje njëvjeçare me klubin gjilanas.

Me këtë rast, Zeneli ka thënë se ka zgjedhur Dritën për shkak të traditës së klubit dhe tifozerisë së flaktë.

Sulmuesi që luajti për Hajvalinë, kishte një marrëveshje me klubin, por oferta e Dritës ishte më e mirë dhe zgjodhi të ndërrojë ambient.

Pos Zenelit, Drita ka transferuar edhe Petrit Osmanin, Viktor Kukën dhe Alban Mavriqin. Priten edhe transfere tjera.

Drita po ashtu ka nisur stërvitjet me plot përkushtim pas zhvillimeve të fundit në klub.