Drita përgatit dy goditje tjera

1415

Petrit Osmani, Alban Mavriqi, Viktor Kuka, Semir Zeneli e Alban Dragusha janë përforcimet e deritanishme të Dritës.

Por, drejtuesit e këtij klubi nuk ngopen dhe kanë paralajmëruar edhe prurje tjera të reja.

Gazeta Sheshi merr vesh se gjatë të dielës mund të arrihen marrëveshjet me Azem Ahmetin dhe Driton Krasniqin, që të dy mesfushorë qendre.

Në opsion është edhe mbrojtësi që së fundmi luajti për Kukësin, Lapidar Lladrovci.