Drita ndryshon pas merkatos, ja si mund të duket formacioni i bardh e kaltërve (FOTO)

1221

Drita ka arritur të ruajë bërthamën e skuadrës, megjithëse ka patur disa largime në këtë afat kalimtar. Por, ardhja e kryesisë së re ka ngjallur shpresën tek tifozët se bardh e kaltërit do jenë njëra ndër skuadrat pretendente për kreun e tabelës, shkruan Gazeta Sheshi.

Ekipi që drejtohet nga Sadat Pajaziti ka bërë disa lëvizje mjaft cilësore në merkato, duke mbuluar me mjaft sukses boshllëkun e lënë nga largimet e kësaj vere. Viktor Kuka, Alban Dragusha, Petrit Osmani, Samir Zeneli dhe Alban Mavriqi llogariten si përforcime mjaft cilësore, derisa merkatoja ende nuk duket të jetë e mbyllur për gjilanasit.

Në këtë situatë Gazeta Sheshi ka supozuar një formacion se si mund të duket Drita në edicionin 2016/17 me këtë organikë që ka tani:

5795dfab20abe

/Gazeta Sheshi/