Drita luan për të shndritur kundër Feyenoordit në kuadër të Ligës së Konferencës

356

Klubi Futbollistik “Drita” sot takohet me gjigantin holandez, Feyenoordin, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës me fillim nga ora 21:00, raporton Gazetasheshi.com

Gjithashtu, kjo ndeshje pritet të luhet me prezencën e tifozëve ku është paraparë që të mbushet 30% e kapacitetit të plotë.

“Intelektualët” kanë paralajmëruar udhëtim me gjashtë autobusë në drejtim të kryeqytetit.

Kujtojmë se Gazeta “Sheshi” do të raportoj minutë pas minute për këtë ballafaqim.

/Gazeta Sheshi/