Drita, klubi i parë që e uron Llapin për fitimin e Kupës së Kosovë

522

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21.

Skuadra e Tahir Batatinës ka triumfuar në finalen e madhe ndaj Dukagjinit të Klinës.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi ashtu siç filloi pa fitues 0-0, derisa në kohën shtesë dy skuadrat shënuan nga një gol për të shkuar ndeshja në penallti 1-1.

Në penallti ishin llapjanët më të vëmendshëm që shënuan fitore dhe fituan Kupën e Kosovës.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita është treguar skuadra më korrekte, duke i uruar llapjanët për triumfin në Kupën e Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Urimi i plotë nga Drita FC:
URIME PODUJEVË!

Klubi jonë FC DRITA uron të gjithë qytetarët Llapjan dhe klubit KF LLAPI për triumfin në finalen e kupës së Kosovës!

Gjithashtu një bravo të madhe për ekipin e KF Dukagjini për paraqitjen e jashtëzakonshme në këtë finale!

FC DRITA

/Gazeta Sheshi/