Drita i mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Konferencës, mund të përballet me skuadrën shqiptare

961

Drita ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në kuadër të Ligës së Konferencës. Nënkampioni i Kosovës ndodhet në radhët e skuadrave favorite së bashku në grup me Suduvan, Puskas Akadmi dhe Levadia.

Ndërkohë gjilanasit kanë mësuar edhe emrat e katër skuadrave ku njëra nga to do të jetë kundërshtar i ardhshëm i tyre.

Skuadra shqiptare nga Mali i Zi, Deçiç mund të jetë njëri nga kundërshtarët e Dritës në rrethin e parë.

E tri ekipet tjera që mund të ndeshen me Dritën janë edhe Inter Turku i Finlandës, St Joseph’s nga Gjibraltari dhe Urartu nga Armenia.

Shorti për rrethin e parë të kësaj gare do të hidhet nesër në Nyon të Zvicrës