Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës: “Mirë se vini”

201

Edicioni 2020/21 në Ligën e Parë të futbollit kosovar tashmë ka ulur siparin me ndeshjet e fundit të xhiros së 27-të, raporton Gazetasheshi.com.

Malisheva dhe Ulpiana janë dy anëtaret më të reja të kampionatit elitar të futbollit kosovar, ndërkohë skuadra e Dritës i ka uruar mirëseardhje dy skuadrave inkuadrimin në elitë.

“Mirë se vini në superligë KF Malisheva dhe KF Ulpiana. Urime gjithë qytetarëve të Malishevës dhe atyre të Lipjanit”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Ndërsa, Dukagjini dhe Flamurtari do të luajnë mes vete së pari për të siguruar ndeshjen që i mundëson barazhin për Superligë.

Vushtrria dhe KEK-u nga edicioni i ardhshëm do të luajnë në Ligën e Dytë.

/GazetaSheshi/