Drita historike: shpallet kampion për herë të parë në histori

174

Skuadra e Dritës në konkurencën e femrave në volejboll është shpallur kampion për edicionin 2015/16, pasi mposhti edhe në duelin e dytë skuadrën e Skenderajt, për të shkruar kështu historinë, raporton Gazeta Sheshi.

Në duelin e dytë në Skenderaj, vashat gjilanase kanë triumfuar me shifrat identike sikurse në Gjilan 3-1 në sete duke triumfuar kështu pas dy ndeshjeve të zhvilluara në finale.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Lorik Ilazi ka qenë bindshëm më e mira gjatë gjithë kampionatit, duke fituar kupën dhe tani edhe kampionatin.

Drita ishte përforcuar këtë edicion me motrat Prenga nga Shqipëria, të cilat ishin vendimtare për këtë sukses historik të gjilanasve, pa përjashtuar asnjë nga lojtaret e reja të cilat treguan formë fantastike këtë edicion.