Drita formon skuadrën e femrave

669

Krahas organizimit të klubit me përforcimet që po aterojnë orë pas ore, Drita ka menduar përtej skuadrës së meshkujve.

Gazeta Sheshi merr vesh se klubi gjilanas ka themeluar edhe skuadrën e femrave që pritet të bëjë gara në edicionin e ri të futbollit kosovar.

Skuadra më e re e futbollit femëror do të quhet KFF Drita. Brenda pak ditësh pritet të konfirmohet gjithçka, atëherë edhe kur do të emërohet shtabi teknik që do ta drejtojë këtë skuadër.

Kujtojmë se nga Gjilani vie edhe skuadra tjetër e femrave, KFF Intelektualet, por që nuk i përket asnjë klubi tjetër.