Drita fiton gjysmëfinalen e parë të “play-offit”

198

Një prej pretendenteve kryesore për inkuadrim në Superligë, RC Cola Drita, ka shënuar fitore të vështirë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play Off-it përballë Marigona Hill Prishtinës.

Gjilanasit duelin e parë gjysmëfinal të Play Off-it e fituan me rezultat 88-82.

Ekipi nga Prishtina i udhëhequr nga trajneri Dritëro Sefaja ishte në epërsi gjatë pjesës së parë, por loja e mirë e vendasve në çerekun e tretë e ndryshoi kahjen e lojës.

Në fitoren e Dritës rol të rëndësishëm luajti pllejmekeri Xzavier Barmore me 21 pikë dhe Arian Mehmeti me 16 pikë dhe 20 kërcime, derisa te ekipi kundërshtar barën kryesore e mbajtën Arbnor Haliti me 30 pikë dhe Ilir Hasani me 23 pikë e 11 kërcime.

Drita tani avancon me rezultat 1-0 në gjysmëfinale dhe i duhet edhe një fitore ndaj Marigona Hill Prishtinës për t’u kualifikuar në finale.

Ndeshja e radhës e serisë gjysmëfinale luhet në Prishtinë.