Drita dhe Llapi sot zhvillojnë një miqësore para ndeshjeve në garat evropiane

321

Sot, me fillim nga ora 17:00, Llapi zhvillon miqësoren ndaj Dritës. Ndeshja kontrolluese para garave ndërkombëtare zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Për llapjanët kjo është miqësorja e dytë, pas asaj të parës ndaj Prishtinës të cilën e humbën me rezultat 3-1.

Ndërsa për “Intelektualët” ky është testi i parë kontrollues.

Ky duel patjetër se do të jetë pozitiv për të dy skuadrat, ku edhe do të provohen transferet e reja nga Llapi dhe Drita.