Drita dhe Llapi sot mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

172

Sot në Nyon te Zvicrës nga ora 13:00, do të hidhet shorti për raundin e parë të Ligës së Konferencës, shkruan Gazetasheshi.com.

Në këtë kompeticion të ri do të jenë edhe Drita e Llapi. Nënkampioni i Kosovës ndodhet në grupin e parë dhe renditet të skuadrat favorite pasi ka edhe koficientin me të lartë.

Ndërkohë gjilanasit kanë mësuar edhe emrat e katër skuadrave ku njëra nga to do të jetë kundërshtar i ardhshëm i tyre.

Skuadra shqiptare nga Mali i Zi, Deçiç mund të jetë njëri nga kundërshtarët, ndërsa tri ekipet tjera që mund të ndeshen me Dritën janë edhe Inter Turku i Finlandës, St Joseph’s nga Gjibraltari dhe Urartu nga Armenia.

Megjithatë, për dallim nga Drita skuadra e Llapit, do të merr për herë të parë pjesë dhe do ta ketë koficentin me të ulët dhe sipas kësaj ka edhe kundërshtarët më të vështirë.

Llapjanët kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm, por siç duket kanë qenë të pafat, pasi mund të përballen me dy skuadrat shqiptare Shkupin dhe Partizanin. Ndërsa kundërshtari më i vështirë pritet të jetë gjiganti ballkanik i Sllovenisë, Maribori.

Derisa skuadra më e lehtë në letër që mund të ndeshet të besuarit e Tahir Batatinës është Tre Penne nga San Marino.

/Gazeta Sheshi/