Drita dhe Ballkani kryejnë detyrat, vazhdon gara e zjarrtë për titullin kampion!

1513

Drita ka arritur ta ruaj kreun e klasifikimit dhe distancën e pikëve ndaj Ballkanit (+3) dhe Prishtinës (+4), pasi që në kuadër të xhiros së 29-të në Superligë ka shënuar fitore përballë Trepçës ’89 në udhëtim me rezultat minimal 0-1, raporton Gazetasheshi.com.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi Festim Alidema, i cili në minutën e 53-të të ndeshjes realizoi nga penaltia që e fitoi Ilir Blakçori.

Kështu skuadra e Ardian Nuhiut vazhdon të jetë lider i kampionatit elitar të futbollit kosovar me 64 pikë të grumbulluara.

Ballkani ka arritur gjithashtu një fitore tejet të rëndësishe në luftë për titullin kampion, pasi që e ka mposhtur poashtu në udhëtim skuadrën e Feronikelit me rezultat të pastër 0-2.

Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku nga penaltia realizuan për fitoren e ‘portokallinjëve’ që i mbanë në garë për titull.

Skuadra e Bledi Shkëmbit tashmë numëron 61 pikë dhe vazhdon të qëndrojë prapa liderit Drita.

Gazeta “Sheshi” ua sjell në mënyrë kronologjike ndeshjen minutë pas minute:

TREPÇA ’89 – DRITA 0-1

– Mbyllet ndeshja!

90+2′ Zëvendësim te Drita: Drilon Islami inkuadrohet në vend të Erjon Vucajt.

+5 minuta shtesë!

88′ Zëvendësim te Drita: Ergyn Ahmeti inkuadrohet në vend të Astrit Fazliut.

86′ Zëvendësim te Trepça ’89: Robert Rrahmani inkuadrohet në vend të Nene.

85′ Hamdi Namani (Dri) realizon me kokë, por që anulohet për shkak të pozitës jashtë loje.

82′ Muharrem Jashari (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestave.

75′ Zëvendësim te Drita: Bujar Shabani inkuadrohet në vend të Festim Alidemës.

74′ Astrit Fazliu (Dri) i vetmuar me ‘gardianin’ Darko Tofiloski gjuan jashtë portës së tij.

72′ Zëvendësime te Trepça ’89: Valon Dedia dhe Zeki Ademi inkuadrohen në vend të Muhamed Darwish dhe Rilind Nimanit.

67′ Erjon Vucaj (Dri) gjuan me të majtën nga jashtë zonës, por pret Darko Tofiloski.

62′ Zëvendësim te Trepça ’89: Chivaviro inkuadrohet në vend të Albion Pllanës.

56′ Festim Alidema (Dri) depërton bukur brenda zonës, por Sadat Berisha i largon topin në momentet e fundit, duke shpëtuar gol të sigurtë.

53′ GOL! Festim Alidema (Dri) ka realizuar nga penaltia për ta kaluar Dritën në epërsi, 0-1.

52′ Ilir Blakçori (Dri) ndalet brenda zonës nga mbrojtësi Albion Pllana, ndërkohë gjyqtari kryesor Alban Shala akordon penalti për skuadrën mysafire.

50′ Festim Alidema (Dri) gjuan nga ndërprerja, por topi shkon mbi portë.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+1 minutë shtesë!

44′ Festim Alidema (Dri) ndalet brenda zonës nga Happy Mashau, por ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të simulimit.

 

 

43′ Adenis Shala (T’89) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Faton Maloku, i cili e pret goditjen e tij për ta mbajtur rezultatin e paprekur.

38′ Erjon Vucaj (Dri) ‘teston’ edhe njëherë Darko Tofiloski me një goditje nga distanca, por pret ‘gardiani’ i vendasve.

26′ Erjon Vucaj (Dri) ‘shkarkon’ të djathtën e tij nga largësia, por topi shkon fare pranë shtyllës pingule të Darko Tofiloskit.

25′ Muharrem Jashari (T’89) gjuan brenda zonës, por intervenon në mënyrë fantastike Faton Maloku duke shpëtuar gol të sigurtë.

20′ Muharrem Jashari (T’89) shmanget bukur brenda zonës, por goditjen e tij e dëbon në fundore, Ardian Limani duke evituar një rast të rrezikshëm për vendasit.

14′ Sadat Berisha (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë, ndali Xhevdet Shabanin në kundërsulm në gjysmë të fushës.

09′ Ardian Muja (T’89) gjuan nga distanca, por topi ndalet brenda zonës nga Hamdi Namani, ndërkohë që skuadra vendase kërkon penalti duke pretentuar në prekje me dorë. Gjyqtari kryesor Alban Shala thotë që loja duhet të vazhdojë.

– Starton ndeshja

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Tofiloski, Pllana, Berisha, Mashau, Nimani, Ard.Muja, Darwish, ArbMuja, Jashari, Shala, Nene. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Drita: Maloku, Limani, Arago, Cuculi, Blakqori, Vucaj, Namani, Fazliu, Alidema, Xh.Shabani, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Meriton Berisha, Ilir Mehmeti

Stadiumi: “Riza Lushta” – Mitrovicë



FERONIKELI – BALLKANI 0-2

– Mbyllet ndeshja!

90+2′ Mevlan Zeka (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të palejuar.

+3 minuta shtesë!

89′ Zëvendësim te Ballkani: Ramiz Bytyqi inkuadrohet në vend të Edvin Kuç.

83′ Marko Milickovic (Fer) gjuan brenda zonës, por pret Damir Luljanovic.

82′ Zëvendësimte te Feronikeli: Marko Milickovic dhe Jean Da Silva inkuadrohen në vend të Damir Kojasevic dhe Argjend Malajt.

79′ Arbër Hoxha (Ball) gjuan brenda zonës, por pret Florian Smakiqi.

77′ Zëvendësime te Ballkani: Visar Berisha, Arbër Hoxha dhe Mevlan Zeka inkuadrohen në vend të Kushtrim Gashit, Ermal Krasniqit dhe Mirlind Dakut.

76′ GOL! Mirlind Daku (Ball) ka realizuar nga penaltia për ta dyfishuar rezultatin, 0-2.

75′ Nazmi Gripshi (Ball) ndalet brenda zonës nga Argjend Malaj, ndërkohë gjyqtari kryesor Besfort Kasumi akordon penalti për skuadrën mysafire.

70′ Blend Baftiu (Ball) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

68′ Zëvendësim te Feronikeli: Adem Maliqi inkuadrohet në vend të Mendurim Hotit.

66′ Albert Dabiqaj (Fer) gjuan brenda zonës me volej, por topi shkon lartë mbi portë.

65′ Mendurim Hoti (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë, pasi që e ndali në mënyrë të palejuar Blend Baftiun.

57′ Ermal Krasniqi (Ball) depërton bukur dhe gjuan brenda zonës, por pret Florian Smakiqi.

51′ Yll Hoxha (Fer) qëllon traversën pas një goditje të fuqishme nga afërsia.

48′ Besmir Bojku (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesin e fushës të shkaktuar te Blendi Baftiu.

46′ Mirlind Daku (Ball) gjuan nga afërsia pas harkimit të Nazmi Gripshit, por topi shkon mbi portë.

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësim te Ballkani: Blend Baftiu inkuadrohet në vend të Meriton Korenicës.

* Zëvendësim te Feronikeli: Princ Balde inkuadrohet në vend të Lapidar Lladrovcit.

– Mbyllet pjesa e parë!

+1 minutë shtesë!

38′ Edvin Kuç (Ball) gjuan me të djathtën afër zonës së rrezikshme, por goditja e tij shkon pranë portës.

34′ GOL! Ermal Krasniqi (Ball) gjendet bukur në zonë pas harkimit të Armend Thaqit dhe arrinë ta dërgojë topin në këndin e djathtë të ‘gardianit’ Florian Smakiqi, 0-1.

31′ Përparim Islami (Fer) lanson një goditje tejet të fortë nga distanca, por pret Damir Luljanovic.

16′ Mirlind Daku (Ball) gjuan brenda zonës me të majtën, por topi shkon fare pranë shtyllës pingule.

10′ Ermal Krasniqi (Ball) gjuan në lëvizje, por topi shkon fare pranë portës së Florian Smakiqit.

06′ Edvin Kuç (Ball) gjuan bukur me volej brenda zonës, pasi pranoi një top nga krahu i majtë atje ku harkoi Arbër Potoku, por topi shkon fare pranë portës.

05′ Ermal Krasniqi (Ball) gjuan jashtë portës, pasi që u shërbye bukur brenda zonës nga Mirlind Daku.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Thaqi, Malaj, Lladrovci, Islami, Hoxha, Bojku, Dabiqaj, Hoti, Kojasevic, Simonovski. Kryetrajner: Klodian Duro.

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Jashanica, Prekazi, Potoku, Gashi, Kuç, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Daku. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Fatlum Jashari, Gzim Mehmeti, Erdall Zasella

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas

/Gazeta Sheshi/