Drita ‘bombardon’ përsëri, arrin marrëveshje me Jasharin

1210

Drita ka arritur marrëveshje me njërin nga futbollistët më të dalluar në Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjilanasit janë përforcuar me kapitenin e Trepçës ’89, Muharrem Jashari.

Jashari këtë e konfirmoj edhe për mediumin tonë “Sheshi”, i cili u deklarua se ka arritur marrëveshje me gjilanasit.

“Po, unë kam arritur marrëveshje me Dritën”, tha ai.

23 vjeçari sipas asaj që ka raportuar pak me parë edhe “Indeksonline”, zyrtarzimi i tij mund të bëhet sot ose në ditët e para të javës së ardhshme.

Mesfushori shihet si një zëvendësues ideal për Xhevdet Shabanin, që u largua në drejtim të Prishtinës.

/Gazeta Sheshi/