Drita arrin një rekord në Superligë

233

Sot kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe tri ndeshje të xhiros 27 të Superligës, por asnjëra prej tyre nuk pritet të sjellë ndonjë befasi siç bari Drita në Skenderaj, duke e mundur Drenicën 4:0

Krahas kësaj fitoreje tejet të rëndësishme, Drita arriti një rekord këtë edicion.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Sadat Pajazitit realizoi fitoren më të thellë në udhëtim në edicionin 2015-2016, shkruan Gazeta Sheshi.

Nga ana tjetër, për Drenicën ishte nga humbjet më të thella të pësuara ndonjëherë në stadiumin “Bajram Aliu”.