Drin Hodaj s’do të jetë më pjesë e futbollist kosovar, paralajmëron klubet qe nuk ia kanë kryer obligimet

1474

Portieri kosovar, Drin Hodaj më nuk do të luaj në futbollin kosovar.

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka thënë se këtë vendim e ka marr për arsye personale.

“Faleminderit të gjithë klubeve që më kanë bërë ofertë dhe m’i kanë hapur dyert, por unë s’do të jem pjesë e futbollit kosovar për arsye personale”, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, Hodaj tha se klubet që s’kanë kryer obligimet ndaj tij do të paditen.

“Klubet që s’i kanë kryer obligimet ndaj meje do i padis në Federatën e Futbollit të Kosovës”, u shprehë ai.

Hodaj sezonin e kaluar ishte pjesë e FC Flamurtarit.