Drenica sheh ‘të zinjtë e ullirit’ ndaj Besës, ja pesë përballjet e fundit ndërmjet tyre!

284
Pamje nga ndeshja ndërmjet Besës dhe Drenicës

Drenica do të udhëtojë drejt Besës për të kërkuar pikët e mbijetesës. ‘Kuqezinjtë’ të cilët ndodhen në zonën e rrezikshme synojnë që ta shfrytëzojnë udhëtimin në Brestovik për të marrë frymë në klasifikim, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithatë, përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave nuk kanë qenë aspak të lehta për ‘Shqiponjat e Zeza’ që llogariten favorit në këtë takim.

Dy fitore në pesë përballjet e fundit dhe tri barazime, dy prej të cilave këtë edicion, që i vështirësuan jo pak punën skuadrës nga Skenderaj.

Si për ironi të fatit dy barazimet e këtij edicioni përfunduan me rezultatin e barabartë 0-0. Takimi i parë ishte zhvilluar në Brestovik të Pejës, ndërkohë ai i fazës së tretë në “Bajram Aliu” të Skenderajt.

Pikërisht në këtë stadium, në shtëpinë e tyre Drenica regjistroi fitoren e vetme këtë edicion ndaj pejanëve dhe atë me rezultat të ngushtë 2-1.

Rezultatet e Besës dhe Drenicës në pesë takimet e fundit:

Takimi ndërmjet Besës dhe Drenicës do të jetë i katërti këtë edicion dhe fillon nga ora 15:00.

Gazeta “Sheshi” do ju mbajë të informuar për çdo ndryshim nga ky takim.

/Gazeta Sheshi/