Drenica qortohet nga FFK-ja

174

Komisioni Disiplinor ka shqyrtuar incimet e hapura nga Komisioni i Garave për javën e 32-të në Superligë dhe javën e 25-të në Ligën e Parë, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra e Drenicës në përballje me Ballkanin, kishte lejuar një numër të konsidershum të tifozëve në tribunë dhe disiplina për këtë ka vendosur ti shqiptoj masë disiplinore, qortim.

V E N D I M:

KF ”Drenica”: Lëshim në organizimin e ndeshjes e javës së 32-të të Superligës, Drenica –Ballkani, ku kishte lejuar një numër të konsiderueshëm të shikuesve në tribuna, në kundërshtim me masat antiCovid. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore: QORTIM.

/GazetaSheshi/