Drenica në kompleksin “Adem Jashari” bën homazhe për nder të Epopesë së UÇK-së

340

“Epopeja e UÇK-së” është ngjarja me të cilën ne për tri ditë me radhë kujtojmë komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij, të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Këto ditë historike për vendin tonë, ne nderojmë edhe të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët, të cilët nuk kursyen jetën për të realizuar një ëndërr që është bartur tek ne brez pas brezi – Lirinë, shkruan Gazetasheshi.com

Në këto ditë, ne si asnjëherë më parë, e ndjejmë frymëmarrjen e lirë dhe e kujtojmë se sa e rëndësishme ishte për ne lufta çlirimtare, se sa të rëndësishëm ishin për ne ata djem trima që morën armët dhe nuk pranuan peshën e rëndë të robërisë.

E kësaj radhe përveç personaliteteve të ndryshem, homazhe në kompleksin “Adem Jashari” për “Epopejën e UÇK-së” ka bërë edhe skuadra e Drenicës. Teksa këtë e kanë bërë të ditur në llogarin e tyre zyrtare.

Ndërsa, vlen të përmendet se në disa momente skuadra nga Skënderaji është shoqëruar edhe nga Bekim Jashari.

Postimi i Plotë:

Drejtuesit e KF Drenica, të prirë nga Anëtari i Bordit, z. Bashkim Rushiti, Drejtori Sportiv, z. Lulzim Fazliu si dhe drejtues tjerë të klubit, Kryetari i tifozëve, z. Nexhat Nuredini, trajnerë të ekipit të parë dhe trajnerë të skuadrave zingjir të klubit si dhe futbollistët e ekipit, kanë bërë sot homazhe në varrezat në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Skuadra në fillim për disa momente u shoqërua edhe nga Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, e me pas KF Drenica vazhdoi me homazhe duke nderuar të gjithë anëtarët e familjes Jashari, të cilët dhanë jetën, që ne sot të mund të zhvillojmë aktivitetet tona sportive të lirë.

Vepra dhe sakrifica e familjes Jashari si dhe gjithë deshmorëve tjerë të cilët u flijuan për Lirinë e Kosovës, duhet të jetë frymezim dhe krenari për të gjithë ne dhe për të ardhmen tonë. /GazetaSheshi/