Drenica ka një kërkesë për FFK-n

188

Një pjesë e ulëseve të stadiumit legjendar të Suedisë “Rasunda”, kanë nisur të montohen në shkallët e stadiumit të Skenderajt “Bajram Aliu”, tre vjet e gjysmë pasi ato dhe shumë pajisje të tjera iu bën dhuratë Kosovës, me shumë bujë.

Pas rrënimit të stadiumit “Rasunda” në fund të vitit 2012, pajisjet që mund të shfrytëzoheshin u sollën në Kosovë në fillim të vitit 2013 dhe nga atëherë, disa janë ndarë për klubet e disa janë mbajtur nëpër magazina të ndryshme. Është raportuar edhe për mirëmbajtje të keqe të tyre dhe për vjedhje të shumë gjërave, shkruan Koha Ditore.

E prej 10 mijë ulëseve, një pjesë e tyre të shtunën kanë nisur të vendosën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Me ulëset e dhuruara nga Federata suedeze, do të mbulohet vetëm pjesa perëndimore e stadiumit, që shfrytëzohet nga skuadra e Drenicës.

Në klubin nga Skenderaj shpresojnë që Federata e Futbollit e Kosovës t’ia japë edhe disa ulëse të tjera, të cilat janë ndarë për klubet e tjera, por që nga ato nuk po shfrytëzohen.