Drenica i hakmirret Dritës (Foto)

256

Drenica i është hakmarrë Dritës në të njejtën mënyrë siç kishin bërë gjilanasit javë më parë në Skenderaj, derisa kishin triumfuar në çerekfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës. Skenari ishte pothuajse i njejtë, megjitëse protagonisti ndryshonte. Granit Arifaj ka vendosur sfidën e heshtur në Gjilan me shumë pak raste shënimi, derisa sa sulmuesi drenicas ka shfrytëzuar në maksimum një gabim të mbrojtjes vendase, njofton Gazeta Sheshi.

Drita-Drenica 1
“Melodi pa ritëm”

Të vetëdishëm për gjendjen në tabelë futbollistët vendas të pëkrahur edhe nga tifozët e tyre besnik “Intelektualët” kanë nisur sulmet që nga minutat e para të ndeshjes. Xhevdet Shabani dhe Arlind Shaqiri, futbollistët anësorë të skuadrës nikoqire ishin rrezik permanentë për mbrojtjen udhëtuese, mirëpo pa rrezikuar asnjëherë seriozisht portën e Ymerit.

Me shifra të bardha skuadra shkuan në pushimin mes dy pjesëve për të përgatitur ndonjë ndryshim në fraksionin e dytë.

Drita - Drenica 2Ashtu edhe ndodhi, derisa trajneri Sadat Pajaziti, vendos të bëjë ndryshime në repartin sulmues, pavarësisht që as zëvendësimet nuk dhanë frytet e duhura. Madje, iniciativa dhe dëshira e madhe për të gjetur koridorin drejt portës kundërshtare edhe i ka “flakur”, duke pësuar një gol në kundër sulm, transmeton Gazeta Sheshi.

Pas një lëshimi të qendër mbrojtësit Erdin Hashani, sulmuesi Arifaj ka dalë i vetëm me gardianin Halimi, të cilën vetëm e “fotografoi”, për ti zhbllokuar shifrat në ndeshje, 0-1. Gëzim i madh në tribunen ku ishin të vendosur tifozët mysafir.

Asgjë nuk ndryshoi deri në fundin e ndeshjes, me skuadrën vendase të pafuqishme për të bërë diçka më tepër, derisa miqtë administruan për mrekulli kohën e mbetur, për ti marrë kështu tre pikë të arta nga ky udhëtim i vështirë në Gjilan.

Drita - Drenica 3Drenica me këtë ngritet në kuotën e 31 pikëve në pozitën e shtatë, nderkohë Drita mbetet në pozitën e nëntë me 24 pikë.

Gjilan: Drita – Drenica  0:1 (0:0)
Stadiumi: I qytetit
Shikues: 800
Gjyqtarë: A.Tahiri, L.Muhadri, M.Berisha, G. Nuza
KV: Baxhuku – Bejta, Thaqi
Shënues: Arifaj 84′

Drita: Halimi, Baxhuku, Hashani, Haliti, Tusuni, Sejdiu (Berisha), Ajdari, Shaqiri (Ramadani), Shabani, Murati (Shillova). Trajner: Sadat Pajaziti.

Drenica: Ymeri, Rexhaj, Bejta, Syla, Geci, Thaqi, Maloku, Sh.Lushtaku (Osmani), Uka (Mehmeti), Tahiri (F.Lushtaku), Arifaj. Trajner: Fadil Rama.

/Gazeta Sheshi/