Drenica barazon Llapin në klasifikim, ja si ndryshon renditja tabelare në Superligë

2030

Drenica ka arritur të marrë një fitore tejet të mundimshme në udhëtim te Besa, por tejet të vlefshëm në luftën për mbijetesë. Skuadra e Sami Sermaxhajt triumfoi me rezultat të ngushtë ndaj pejanëve në kuadër të xhiros së 29-të në Superligë (1-2), raporton Gazetasheshi.com.

Falë kësaj fitore, “Shqiponjat e Zeza” tashmë kanë 33 pikë, aq sa ka edhe Llapi që në vikend zhvillon ndeshjen e xhiros ndaj Gjilanit.

Ndërkohë, pejanët e Besës mbeten në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

Ndiq edhe renditjen tabelare:

Xhiro 29-të:

E premte

Besa – Drenica 1:2

E shtune

Gjilani – Llapi 15:00
Prishtina – Arbëria 15:00

E diel

Trepça ’89 – Drita 15:00
Feronikeli – Ballkani 15:00

/Gazeta Sheshi/