Drenica – Ballkani: Forma e skuadrave, rezultatet nga përballjet direkte dhe renditja në tabelë

240

Drenica dhe Ballkani takohen sot në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Këto dy skuadra janë me objektiva krejtësisht të kundërta. Drenica po lufton për mbijetesë, kurse Ballkani për titull.

Suharekasit momentalisht kanë 67 pikë në pozitën e dytë (një më pak se Drita) dhe me fitore eventuale do të rikthehej në pozitën e liderit.

Kurse, “Kuqezinjtë” kanë 35 pikë dhe me fitore do të ngriteshin nga pozita e barazhit (e teta) në të gjashtën.

Skuadra nga Skenderaj ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit kampionale.

Image
Ndërsa, skuadra nga Suhareka ka një humbje dhe katër fitore radhazi në pesë ndeshjet e fundit në elitën e futbollit kosovar.

Image

Drenica nuk ka arritur të shënojë fitore në pesë përballjet e fundit ndaj Ballkanit.

Ballkani ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit ndaj tyre, teksa një ndeshje është mbyllur baras.

ImageNdryshe, ndeshja Drenica – Ballkani zhvillohet sot nga ora 15:00 në “Bajram Aliu” të Skenderajt.