Drejtori i Dritës paralajmëron Prishtinën, Pejën, Trepçën e Bashkimin: Do ta kenë të vështirë me ne

674

Drejtori i Dritës, Arben Bislimi, ka qenë i ftuar në emisionin “Asist”, në Klan Kosova, shkruan Gazetasheshi.com.

Bislimi, ka dhënë një paralajmërim skuadrave të mëdha si Prishtina, Trepça, Peja e Bashkimi.

Ai tha se janë duke punuar me intesitet të lartë dhe se katërshja e madhe do të ketë sfidë të vështirë me katërshen e dytë.

“Ne pas një rikthimi pas shtatë viteve, konsiderojmë se jemi duke bërë orvajtet e fundit dhe t’i futemi kësaj valle e të bëjmë një lloj përmbysje katërshes së madhe. Mirëpo fillimisht unë dua të ju njoftoj se klubi i Dritës, javëve të fundit është duke punuar me intesitet të lartë që të jemi të barabartë në mesin e barabartëve. Kur e them këtë jam edhe duke paralajmëruar skuadrat se katërshja e madhe do të ketë një sfidë të vështirë me katërshen e dytë”, deklaroi Bislimi.

/Gazeta Sheshi/