Draxler vazhdon kontratën me PSG-në

92

PSG ka konfirmuar se sulmuesi Julian Draxler ka rinovuar kontratën.

Futbollisti ishte pranë largimit kur në krye ishte Thomas Tuchel, por ka arritur të gjejë vend në formacionin e Mauricio Pochettinos.

Paraqitjet e mira në disa ndeshje, ka bërë që të fitojë mundësinë e rinovimit.

Draxler ka rinovuar edhe për tri vitet e ardhshme, pra do jetë në “Parkun e Princave” se paku deri në vitin 2024.

Ndërkohë, PSG-ja është duke provuar edhe rinovimin me Kylian Mbappe.