“Dramë” për skuadrën e njohur maqedonase: Vjet ishin kampion, këtë sezon bien nga kategoria

981

Skuadra e Vardarit ka rënë zyrtarisht nga kategoria në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Skuadra nga Shkupi bie nga kategoria matematikisht pas humbjes që pësuan ndaj Strugës me rezultatin 1-0.

Një dramë e madhe për Vardarin pasi sezonin e kaluar ishin shpallur dhe kampion i Maqedonisë së Veriut dhe sot e shohin veten teksa fundosen në një kategori më poshtë.

Teksa ka mbetur dhe një javë për tu luajtur në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Vardari po e mbyll këtë kampionat në vendin e parafundit në të 11-ën në kuotën e 31 pikëve.