Dortmund nuk dorëzohet për titullin

103

Dortmund nuk heq dorë nga titulli në Bundesligë edhe pse shpresat janë shumë të pakta. Verdhezinjtë fituan me lehtësi 3-0 ndaj Hamburgut.

Golat e Pulisic dhe Adrian Ramos në fundin e pjesës së parë vendosën sfidën, ndërkohë që vendasit luajtën me një lojtar më shumë që nga minuta e 52-të, kur Adler la skuadrën e tij me 10 vetë.

Në pjesën e dytë Adrian Ramos shënoi golin e tretë. Diferenca me Bayernin mbetet 7 pikë, me 6 ndeshje të mbetura.