Donnarumma zëvendëson De Gea-n në Manchester United

147

Gianluigi Donnarumma është senzacioni i këtij sezoni në futbollin italian, derisa 17-vjeçari është bërë cak i skuadrave të njohura europiane, ndër ta edhe të Manchester United. Djajtë dëshirojnë të gjejnë një zëvendësim për gardianin spanjoll David de Gea që praktikisht duket se do braktisë Old Traford-in për Santiago Bernabeu-n në sezonin e rradhës, transmeton Gazeta Sheshi.

Mirëpo pengesë për një operacion ndërmjet “djajve” mund të jetë shifra e lartë që kërkojnë italinët e Milanos, pasi që kërkojnë 91 milionë euro për shërbimet e Donnarumma-s.

Tuttosport ka njoftuar gjatë këtyre ditëve se krahas interesimit të Manchester United, është skuadra e Chelsea-t ajo që kërkon të përfitojë nga kjo situatë, pasi që mund të ndodhë fare lehtë që në fund të sezonit të mbetet pa Courtois-in që pritet të largohet drejt Barcelonës.

/Gazeta Sheshi/