Doni të bëheni trajner i Belgjikës? Dërgoni një e-mail

141

Afati i fundit është 31 korriku: nëse doni të jeni trajneri i Belgjikës keni 11 ditë kohë, duke filluar nga sot, për të paraqitur kandidaturën tuaj. Por duhet të tregoheni të sinqertë sepse zoti Chris Van Puyvelde, njeriu të cilit do t’ia dërgoni e-mail-in, do të analizojë në mënyrë të detajuar curriculum-in tuaj dhe, nëse nuk keni 7 virtytet që kërkohen, do ta hedhë në koshin e plehrave. Natyrisht bëhet fjalë vetëm për një provokim, edhe pse lajmërimi në faqen zyrtare të Federatës Belge të Futbollit është publikuar me të vërtetë dhe është shoqëruar me link-un dhe adresën e postës elektronike të koordinatorit të Jupiler Pro League (kampionati belg), i cili ka detyrën të përzgjedhë trajnerin e ardhshëm të kombëtares.

Marc Wilmots ka qenë në detyrë nga 2012-ta, ka arritur deri në fazën çerekfinale të Botërorit dhe më pas në atë të Europianit, pasi e ka ndihmuar Belgjikën të kapë vendin e parë në renditjen e FIFA-s. Por duke parë talentet që ka pasur në dispozicion Euro 2016 është konsideruar një dështim, edhe pse pas eliminimit befasues kundër Uellsit kanë dalë në sipërfaqe tensionet që ekzistonin brenda grupit, që kanë arritur kulmin pas një sherri mes portierit Courois dhe tashmë ish-trajnerit brenda dhomës së zhveshjes. Kështu, Belgjika është në kërkim të trajneri të ri. Dhe ka vendosur ta bëjë këtë në një mënyrë të çuditshme, edhe pse jo origjinale sepse një gjë të tillë e ka bërë edhe Bregu i Fildishtë me Kamerunin në të kaluarën.

belg
Në lajmërimin e bërë është përfshirë një listë e shtatë karakteristikave që duhen plotësuar për t’u bërë trajneri i ri i Belgjikës: 1) Eksperiencë dhe rezultate në botën e futbollit që ndryshon me shpejtësi; 3) Aftësi për të punuar me ekspertët e futbollit modern të nivelit të lartë; 4) Aftësi për të menaxhuar situata në një nivel të lartë kompetitiv; 5) Komunikues i aftë; 6) Aftësi në menaxhimin e një grupi; 7) Aftësi për të vepruar në një strukturë dhe në një organizatë ekzistuese dhe besim të plotë te puna e skuadrës e sektorit financiar, komercial dhe të marketingut. Veçanërisht në pikën dy çdo referim ndaj Wilmots, i cili nuk ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët, nuk është i rastësishëm. Nëse ju jeni në gjendje për të bërë më mirë, dërgoni një e-mail.