Doni Ronaldon? Ja sa kushton

172

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi gjatë merkatos së verës. Kështu shkruan sot “Sky Sport”, që ka bërë të ditur edhe shifrën të cilën Reali ka vënë për shitejen e Ronaldos.

Ajo do të jetë vetëm 60 milionë euro, shifër absolutisht e përballueshme për klubet që e duan portugezin. Klubi favorit për ta marrë portugezin është PSG apo edhe Manchester City.

Mesa duket madrilenët nuk kanë ndërmend të rinovojnë me portugezin dhe do kërkojnë që të përfitojnë së paku 60 milion euro nga shitja e tij. Kontrata e Ronaldos skadon në 2018-ën.