Doktoron Lumnije Thaçi

196

Lumnije Thaçi ka marrë titullin doktor shkence në Universitetin e Tiranës.

Lajmin e bëri të ditur deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila përmes rrjeteve sociale ka uruar Lumnijen për titullin e marrë.

Bashkeshortja e Hashim Thaçit, i cili javen e kaluar eshte zgjedhur president i vendit, sot ka mbrojtur temën e doktoraturës në Fakultetin e Ekonomisë me temën “Aspekte të menaxhimit bakar: Tregu i kredidhënjes si një ndër instrumentat e sigurimit të një rritjeje të qëndrueshmërisë ekonomike në Kosovë”.

Ganimete Musliu gjithashtu ka publikuar edhe disa fotografi gjatë mbrotjes së temes së doktoraturës, ku krah saj është vetëm djali Endriti ndërsa mungon bashkëshorti i saj, Hashim Thaçi. /Telegrafi/