“Djali im më kërkoi fanelën e Vardy-t”

147

Jamie Vardy është futbollisti më në modë aktualisht. Ylli në ngritje i Leicester City-t ka qenë njëri ndër futbollistët më të përfolur gjatë këtij viti së bashku me Mahrez dhe Kanten. Madje deri në atë pikë sa fëmijët e Wayne Rooney-t, i kanë kërkuar atij fanelën e Vardy-t, transmeton Gazeta Sheshi.

Pas duelit ndërmjet Anglisë dhe Holandës (1-2), kapiteni i albionëve deklaroi:

“Fëmijët e mi më kanë thënë mos u kthe pa fanelën e Vardyt”.

Vardy ka realizuar një tjetër gol me përfaqësuesen angleze, megjithëse në fund skuadra e tij u dorëzua përballë tulipanëve.
/Gazeta Sheshi/