Ditë të zeza për Eboue-n

138

Nuk ka mjaftuar dënimi i FIFA-s, për Emanuel Eboue-n, pasi që edhe skuadra e tij aktuale Sunderland i ka ndërprerë kontratën. Shkak për këtë dënim të reprezentuesit të Bregut të Fildishtë është bërë një mos marrëveshje me menaxherin e tij Sebastien Boisseau, me ç’rast Eboue nuk e kishte paguar atë për një vit, transmeton Gazeta Sheshi.

Lojtari ka apeluar këtë vendim, por që Komiteti Disiplinor i FIFA-së e ka refuzuar atë dhe tash vendimi është bërë i plotfuqishëm. Mirëpo, skuadra angleze Sunderland nuk e ka pritur aspak vendimin e apelit, ndërkohë që i ka shkëputur menjëherë kontratën.

Eboue më parë ka luajtur edhe për Arsenalin dhe Galatasarayn.

/Gazeta Sheshi/