Disiplina e gjobitë me të holla Shpëtim Idrizin

166

Kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ishte ndarë i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në përballjen me Besën, duke potencuar se i kanë vjedhur fitoren, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo deklaratë e i ka kushtuar me gjobë prej 200 euro nga Disiplinori trajnerit të skuadrës nga Mitrovica.

Vendim:

Trajneri i FC Trepça ’89, Shpëtim Idrizi, nr ID 000934M81. Në prononcim për media, akuzoi gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Trepça’89-Besa, e javës së 32-të e Superligës. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore:

Dënohet me gjobë prej 200 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Idrizi: Gjyqtarët na vodhën fitoren, ndjehemi të zhgënjyer

/GazetaSheshi/