Dieta shtatëditore per te humbur shtate kilogram

183

Dieta shtatëditore ju mundëson që të ngopeni me lloje të caktuara të ushqimit në ditë të caktuara. Duke ju falenderuar kësaj diete, trupi i largon toksidet dhe i shkrin kilogramet.

Nëse i përmbaheni regullave të kësaj diete ju për 7 ditë do të humbni 7 kilogram.

PLANI I DIETËS

E hënë: Hani sa më shumë pemë dhe pini lëng të pemëve. Pema e ndaluar është vetëm bananja.

E martë: Konsumoni vetëm perime dhe supa prej perimeve

E mërkurë: Gjatë kësaj dite kombinoni ushqimet e dy ditëve të kaluara (pemë, perime, supa të perimeve dhe lëngje ).

E enjte: Konsumoni 5 banane dhe pini 5 gota qumsht. Disa verzione të kësaj diete rekomandojnë të konsumoni 8 banane të kombinuara me 4 gota qumsht.

E premte: Konsumoni 3 copa mish në zgarë ( 85g të pulës, 85g të lopës dhe 85g peshk). Mishin kombinojeni me një sasi të madhe të perimeve tëë gjelbërta.

E shtunë: Konsumoni 150g mish pule, sallata të gjelbërta dhe 1kg perime.

E diel : Rekomandohet të hani vetëm pemë dhe perime.

CILI ËSHTË EFEKTI?
Dieta shtatëditore është dietë e ashpër dhe nuk është e balansuar. Për atë shkak trupi lodhet dhe ndjeheni pa energji.