Dhunë në derbin lokal Crvena Zvezda-Partizani (Foto)

207

Derbi lokal i Beogradit ndërmjet Crvena Zvezdas dhe Partizanit të Beogradit përsëri nuk ka përfunduar pa incidente.

Në derbin e njohur për huliganizëm, edhe dje në stadiumin Rajko Mitiq të liderit aktual Crvena Zvezda, ka ndodhur një përleshje masive e fansave me ç’rast ka edhe të lënduar, raporton Reuters.

Në takimin që përfundoi me rezultat prej 1-1, ishte ndërhyrja e policisë ajo që qetësoi fansat e këtyre dy skuadrave, të cilët po gjuanin karrige dhe mjete piroteknike kundrejt njëri-tjetrit.

Por, përveç dhunës në tribuna edhe në fushën e lojës situata nuk ishte aq e mirë pasi me karton të kuq, për shkak të ndërhyrjeve të ashpra, u ndëshkuan nga një futbollist nga secila skuadër.

Renduliq u ndëshkua për Crvena Zvezdën në minutën e 90+2, kurse pas tre minutave edhe Partizani mbeti me një lojtar më pak në fushë kur me karton të kuq u ndëshkua Luiz.

Reuters ka publikuar foto nga dhuna në këtë ndeshje.