Dështimi ka emër: Icardi 0 gola në Champions!

144

Titullar në vend të Mbappè, por jo më i miri. Mauro Icardi, në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve pati mundësinë të bëjë ndryshimin e vërtetë në karrierën e tij europiane. I zgjedhur si sulmuesi qendror ndaj Manchester City, ish-kapiteni zikaltër i zhgënjeu kryesisht pritshmëritë e tifozëve parizienë.

Një ndeshje për t’u harruar nga Icardi, jashtë loje, asnjëherë i rrezikshëm dhe duke pritur topa që nuk mbërritën kurrë në adresën e tij. Me një PSG të bllokuar nga taktikat e Guardiolës dhe cilësia e interpretuesve të tij, elementi që luftoi më pak ishte argjentinasi. Icardi mbeti i palëvizshëm dhe kurrë nuk u përpoq të shkonte e të merrte topin.

Mjafton të themi se në pjesën e parë të Manchester City-PSG, Icardi preku vetëm 13 topa. Askush, madje as portierët, nuk prekën më pak topa. Një shifër që tregon qartë performancën e tij, e cila nuk u përmirësua aspak.

Në fillimin e pjesës së dytë, në fakt, Icardi kishte keqkuptime të mëdha me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës, duke bërë gabime në shkëmbime dhe vrapime përpara. Diçka që padyshim nuk e la Pochettino indiferent.

 

Ndeshja e Icardi përfundoi në minutën 62-të. Ishte Moise Kean, ai që zuri vendin e sulmuesit argjentinas, i cili me fytyrë të errët u kthye në stol. E gjitha kjo, disa momente pas dyfishimit të Manchester City, në zotërim të plotë të lojës dhe kualifikimit.

Një sezon europian që për Icardi përfundon në mënyrën më të keqe. Ai humbi të gjithë fazën e grupeve për shkak të problemit të gjurit, që e kishte shqetësuar për muaj me radhë, por gjithashtu i shikoi si spektator shokët e ekipit kundër Bayernit, me një problem në kofshë. Përveç kësaj, në ndeshjen e parë kundër Manchester City, Pochettino vendosi të mos mbështetej tek ai, duke e lënë në stol.

Paraqitjet e vetme europiane në sezonin 2020-2021 janë ato në 1/8 finale, kundër Barcelonës. Dy ndeshje si titullar, një asist në kthim (1-1), pak lëvizje, topat e prekur në minimum. Prandaj, Champions-i i Icardi përfundon me zero gola.

Goli i tij i fundit në Champions daton në dhjetor 2019, kundër Galatasaray. Ai do të duhet të presë gati dy vjet, në rastet më të mira, për ta gjetur golin në sezonin e ardhshëm të këtij kompeticioni. Kush e di, nëse do të jetë akoma me fanellën e PSG-së…