Dërguti: “Opozita do ta vazhdojë ballafaqimin brenda dhe jashtë Kuvendit”

116

Në një konferencë për media të mbajtur në zyrat e Vetëvendosjes, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se opozita po fiton mbështetje mbarëpopullore cdo ditë e më shumë. “Ne po shohim këmbënguljen e kësaj qeverie antikushtetuese që të vazhdojë në krye të pushtetit me çdo kusht, derisa t’i përmbushë të gjitha kushtet e marrëveshjes së koalicionit. Për pjesën e marrëveshjes së koalicionit me Listën Serbe, shkuan në Bruksel dhe na e sollën ‘Zajednicën’. Tash, pjesa tjetër e marrëveshjes së koalicionit është bërja e Hashim Thaçit President. Opozita do ta vazhdojë ballafaqimin brenda dhe jashtë Kuvendit, duke i qëndruar besnike kauzës sonë”, theksoi Dërguti,

Ajo shtoi se “e vendosur përballë presionit në rritje të popullit, qeveria antikushtetuese ka nisur të bëhet e dhunshme, dhe se dhuna u bë më se evidente në konferencën për shtyp të mbajtur pas protestës së 17 shkurtit, ku Hashim Thaçi e Isa Mustafa, me frikën që i dukej në fytyrë, e kërcënuan opozitën me konflikt”.
“Suspendimi i deputetëve, tërheqja zvarrë dhe arrestimi i tyre, e bën Kuvendin e Kosovës jodemokratik. Kjo Qeveri që po tenton ta shtypë opozitën, i ka ditët e numëruara në pushtet”, tha ndër të tjera Dërguti.