Derbi Prishtina – Hajvalia nis ndryshe nga duelet tjera

261

Derbi i xhiros 26 i Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Hajvalisë do të nisë me një minutë heshtje në nderim të veprës së legjendës së Prishtinës, Ferhat Karabeg.

I ndjeri ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare.

Karabeg kishte lindur më 25.02. 1937 në Prishtinë. Një karrierë të tërë në klubin e futbollit Prishtina të nisur si futbollist në vitet 50-ta, kurse “8”-ta, mesfushori agil, si kapiten i skuadrës ishte nga viti 1953 dhe pjesë ekipit të artë e vitit 1961 kur Prishtina ishte inkuadruar në Ligën e dytë federative, për herë të parë në histori të klubit.

Pas përfundimit të karrierës shumë të gjatë si futbollistë, ka nisur karrierën prej trajnerit, një jetë të tërë ka edukuar brezat e futbollistëve të rinj, kuptohet, ku tjetër përveç në klubin e tij të zemrës, Prishtina më 1967/68 së bashku me dy emra të artë të asaj kohe Aca Milaçiç dhe Firga Staniç.

Karabeg ishte ndihmëstrajner i kryetrajnerit të madh legjendar, Bela Pallfi, me të cilin skuadra ishte promovuar në elitën e futbollit të atëhershëm jugosllav. Pastaj ishte edhe ndihmës i trajnerit, Fuad Muzuroviq.

Pas Prishtinës, karrierën e trajnerit e kishte vazhduar në Turqi, kurse nga kthimi ishte pensionuar.

Varrimi i të ndjerit, legjendës së klubit të futbollit, Prishtina, Ferhat Karabeg, bëhet të hënën më 18 prill nga ora 14.00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Ferhat_Karabeg2Ferhat Karabeg (majtas)