Ama voten, ta jap nje pule te pjekur

150

Ish-deputeti rumun, Florin Popescu, është dënuar me dy vite burg.

Popescu u shkarkua nga Dhoma e Deputetëve në fillim të marsit.

Ai është dënuar për korrupsion pasi i kërkoi një investuesi lokal që t’i dhuronte 60 tone pula të pjekura, të cilat ai ia shpërndau njerëzve të varfër në vendin e tij si joshje eleketorale. Vendimi i Gjykatës së Lartë për këtë çështje është përfundimtar.

Në vitin 2012, Florin Popescu e përdori pozitën e tij si kryetar i Partisë Liberal Demokrate (PDL) në qarkun e Dambovitas gjatë zgjedhjeve lokale për ta bërë Rami Ghazirin, pronarin e Avicola Crevedia, që t’i jepte 60 tone pula të pjekura me vlerë rreth 100,000 euro.

Popescu më pas ua shpërndau pulat njerëzve në qarkun e Dambovitas gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale në qerhsor 2012. Asokohe, ai garonte për një mandat të ri si president i Këshillit të Qarkut të Dambovitas.

Ghaziri e denoncoi ish-deputetin te Drejtoria Kombëtare Antikorrupsion (DNA).

?