Dënohet me të holla kryetari i Trepçës ’89 për shkak të deklaratave kunder Federates

241

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 13.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhirosë 28-të të Superligës së Kosovës si dhe Ligës së parë GRUPI A DHE GRUPI B, java 22.

Duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video inçizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore, dënoi kryetarin e Trepçës ’89.

FFK pretendon se Kryetari i KF Trepca’89, Abedin Zeka në emisionin sportiv të TV Dukagjin, me 04.04.2021, ka akuzuar FFK-ne pa fakte, e qe sipass FFK-se ka shkelur keshtu etiken sportive.

Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c i Rregullores Disiplinore, dënohet met me të holla me shumë prej 500 euro.